Aktualitet dhe Lajme

Me kokainë dhe kanabis, disa të arrestuar e të proceduar në Lezhë

Share

Në vijim të zbatimit të masave të përcaktuara në megaoperacionin policor mbarëkombëtar “Tempulli 3”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Focës së Posaçme “Shqiponja” të Policisë së Lezhës, kanë ushtruar kontrolle në disa automjete dhe shtetas, që lëviznin në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”.

Si rezultat i kontrolleve, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë E. M., 18 vjeç, banues në Lezhë dhe një 16-vjeçar banues në Fushë Kuqe. Gjatë kontrolit në automjetin me të cilin ata lëviznin, policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra doza kanabis dhe ekstazi.

Në pranga ra dhe një 24-vjeçari V.M. nga Prishtina, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi kanabisi.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit A. M., 44 vjeç, J. T., 44 vjeç, P. K., 49 vjeç, dhe L. P., 21 vjeç, banues në Zvicër;  Ë. H., 28 vjeç, banues në Francë; J. Ch., 33 vjeç dhe J. K., 34 vjeç, banues në Angli; A. B., 21 vjeç dhe I. O, 27 vjeç, banues në Prishtinë. Këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar doza kokaine, ekstazi dhe kanabis.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button