Aktualitet dhe Lajme
Me duart në fyt, Halit Valteri sulmoi Tedi Blushin në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Tiranës u shoqërua me përplasje dhe debate të ashpra që përfunduan deri në përplasje fizike. Këshilltari i PL-së, Tedi Blushi dhe këshilltari socialist, Halit Valteri ishin ata që pas konfliktit verbal përfunduan në grushta dhe me duart në fyt.
Duke qenë se mbledhja zhvillohet pa praninë e mediave, fillimisht u raportua se Blushi kishte goditur Valterin me grusht dhe ishte përjashtuar menjëherë nga mbledhja. Por siç duket edhe në foton e mësipërme, edhe Valteri ka sulmuar Blushin. Ky i fundit pas kallëzimit në polici nga deputeti socialist, u mor në pyetje në komisariatin nr.1 për disa orë.