Aktualitet dhe Lajme

Më 16 prill pritet rikonfirmimi i David Kostelancik në krye të ambasadës së SHBA në Tiranë

Share

Më 16 Prill pritet të dalë përpara Komitetit të Jashtëm të Senatit David Kostelancik i ripropozuar nga presidenti amerikan, Joe Biden në postin e ambasadorit të SHBA-ve në Shqipëri.

Ai u emërua ambasador i SHBA në Tiranë nga Presidenti i SHBA, Joe Biden në 24 janar të 2023, por emërimi i tij u rikthye sërish në Shtëpinë e Bardhë pasi senati gjatë sesionit që u mbyll në fund të vitit të kaluar nuk futi në rend dite brenda afateve, votimin për konfirmimin e zotit Kostelancik dhe të dhjetëra të emëruarve të tjerë.

Kostelançik pritet të rikonfirmohet nga Komiteti, për t’u paraqitur për votim më pas nga Senati.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button