Aktualitet dhe Lajme

Mbyllet pa incidente protesta e opozitës, nis zhbllokimi i akseve rrugore

Share

Protesta e opozitës sipas një skenari të bllokimeve të disa akseve rrugore është mbyllur gradualisht me zhbllokimin e disa rrugëve të zëna nga protestuesit e opozitës.

Në kryqëzimin e Bradasheshit ka nisur qarkullimi i automjeteve pas zhbllokimit të rrugës dhe bashkë me qytetarët janë larguar edhe përfaqësuesit e PD, Alizoti, Kaso, Spaho e Koti.

6 akse kryesore në vend u paralizuan për shkak të protestës së opozitës që nisi në orën 17:00 dhe u mbyll në orën 20:00.

Konkretisht akset rrugore që u bllokuan ishin “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button