Mbrëmje kulturore mbi Shën Jeronimin dhe Shën Nënë Terezën
Më 23 nëntor, në Emmenbrücke, Luzern, me organizim të Misionit Katolik Shqiptar në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare “Nënë Tereza”
E diel, 10 Nëntor 2024 – 12:00
Më 23 nëntor, Misioni Katolik Shqiptar në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare “Nënë Tereza” organizojnë një mbrëmje kulturore mbi temën “Shën Jeronimi dhe Shën Nënë Tereza, dy gjigantë të qytetërimit shqiptar”.
Në këtë mbrëmje do të paraqiten disa kumtesa lidhur me dy shenjtorët e përmendur si dhe do të bëhet prezantimi “Porositë e Shën Nënë Terezës për ne”. Do të ketë po ashtu ehde pika muzikore.
Programin e plotë mund ta lexoni në pllakatin më poshtë.
Mbrëmja mbahet më 23 nëntor, me fillim në orën 18.00 në adresën: Gerliswilstrasse 73A, 6020, Emmenbrücke.