Mbante lëndë narkotike dhe armë zjarri në banesë, arresohet 18-vjeçari në Tiranë

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë. Bëhet me dije se 18-vjeçari me iniciale S.L. posedonte lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri pa leje, në banesë.
Gjithashtu gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dozë kokaine dhe një armë zjarri pistoletë.
Njoftimi i policsë:
Komisariati i Policisë Nr. 6, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri pa leje, në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 18 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dozë kokaine dhe një armë zjarri pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Huazuar nga Lapsi.al