Matura 2024/ Rreth 28 mijë nxënës testojnë sot dijet në Gjuhën Shqipe dhe Letërsi

Rreth 28 mijë maturantë në gjithë Shqipërinë do të testohen sot për dijet e tyre në lëndën e Gjuhës Shqipe. Nga viti i kaluar do të jenë dy mijë maturantë më pak, teksa pritet që deri në fund (me plotësimin e Formularit A2) numri të firojë me ata që rezultojnë mbetës në provime apo ata që kanë zgjedhur të vazhdojnë studimet në një universitet jashtë vendit.
Bllokues valësh telefonike e kamera vëzhgimi janë vendosur edhe sivjet për të monitoruar e penguar depërtimin e informacionit, por jo në masën 100 për qind për të garantuar një proces të rregullt e të barabartë për të gjithë.
Provimet e maturës do të zgjasin 2 orë e 30 minuta dhe do të zhvillohen në salla të mëdha. Pas testit të sotëm vjen ai i Matematikës në datën 18 për ta përmbyllur më 24 qershor me provimin e lëndës me zgjedhje.
Huazuar nga Lapsi.al