Aktualitet dhe Lajme

Marrëveshja me Anglinë për transferimin e të dënuarve/ Manja: Nuk do të ketë kosto për Shqipërinë

Share

15:45 24/05/2023

Të dënuarit shqiptarë në Britaninë e Madhe gjatë dy viteve të ardhshme do të kenë mundësinë të zgjedhin nëse duan të tranferohen apo jo në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një dalje për mediat tha se në bazë të një marrëveshje 2-vjeçare të firmosur mes dy qeverive, kostot për transferimin do të përballohen nga autoritetet britanike.

“Dua të siguroj se marrëveshja nuk ka asnjë kosto për buxhetin e shtetit, sepse të gjitha shpenzimet do përballohen nga pala britanike për çdo ditë të vuajtjes së dënimit në Shqipëri. Përpos kësaj, marrëveshja parashikon edhe një fuqizim të kapaciteteve tona në sistemin e burgjeve.”

Manja tha se nuk ka një numër konkret të personave që mund të transferohen, por gjithçka do të varet nga kapacitetet tona.

“Sa i takon numrit të shtetasve që shqiptarë që do të duan të vuajnë dënimin në Shqipëri, ne do të nisemi nga kapacitetet tona. Nuk ka një numër fiks, por do të jetë në varësi të vendeve që ne kemi.”

Kjo marrëveshje vjen pak muaj pas debateve publike mes Shqipërisë dhe Britanisë, për çështje të kriminalitetit nga komuniteti shqiptar atje.

Tv Klan

Të ngjashme




Huazuar nga TVKLAN

Një kafe nga ju!

Back to top button