Mali i Zi, pengesë për forcat që s’e duan në BE. Rusia nuk e përkrah presidentin – Abc News
schedule17:23 – 13 Nëntor, 2024
“Mali i Zi është duke kaluar për një periudhë paqartësie dhe kemi dhe qeverinë që ka një qasje tjetër, të fshehur, e cila mund dhe të jetë e përkrahur dhe nga fqinji i saj, Serbia. Kemi një ndryshim me Malin e Zi, një ndarje të popullatës, kemi një polarizim dhe në aspektin shoqëror dhe politik.
Presidenti që është produkt i kësaj qeverie është përpjekur ta nxjerr Malin e Zi nga ky protetizim i deritanishëm. Duket që qarqet që nuk e përkrahin Milatoviç janë të interesuar ta eleminojnë në një mënyrë ose një tjetër, në një mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të dhunshme. Mali i Zi është një hal në sy e aksit anti-Perëndimor, anti-NATO, anti-BE. Mali i Zi ka hapur kapitullin e fundit me Brukselin zyrtar për integrim, mirëpo kjo është një pengesë për forcat që nuk janë të interesuara që ky rajon të integrohet në BE. Bëhet fjalë për Rusinë, edhe futja e Malit të Zi në NATO e mbyll tendencën e Rusisë që të dal në ujërat e ngrohta”, tha Prenkaj.
Vijon