Aktualitet dhe Lajme
Makina përfundon në oborrin e një banese në Lushnje, nuk gjendet shoferi
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/05/640-0-24f5646d224c857f92923dfe12161d37-48.jpg)
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Konjat në aksin rrugor Lushnjë – Rrogozhinë.
Sipas informacioneve të dhëna nga policia, mësohet se një automjet pasi ka kaluar barrierat mbrojtëse anësore të rrugës ka hyrë në oborrin e një banese.
Policia thotë se bëhet fjalë për një mjet tip ford, ndërkohë nuk ka të dhëna për drejtuesin, i cili nuk gjendet.
Policia dhe banorët janë vënë në kërkim të personit që shkaktoi aksidentin, por deri tani nuk ka asnjë informacion.