Luizi do vijë me këngë tëre, shikoni se me kë do të bashkëpunojë (FOTO)
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/05/Luizi-780x470.png)
Duket se Luiz Ejlli ka ‘ndezur fuqishëm motorrët’ këtë periudhë pasi këngëtari nuk po ndalet së publikuari projekte të reja muzikore.
Nga bashkëpunimi i parë me Getoar Selimin me titull “Ding Ding”, te bashkëpunimi i dytë me Melindën me titull “Shqiptare” e së fundmi bashkëpunimi me Ermal Fejzullahun dhe Dj Gimi-O me titull “Mos luj”.
Së fundmi Luizi ka publikuar një postim në Instastory teksa ndodhet në studion muzikore dhe pranë tij dhe ekipit, ndodhet edhe Fifi.
Fifi, veçse një këngëtare mjaft e dashur për publikun është edhe një nga këngëtaret më të pëlqyera të baladave.
Nga ana tjetër, prej kohësh në rrjet dhe nga fansat Luizit po i kërkohet të sjellë një baladë në treg, ndërsa në video mund të kuptojmë nga mimikat e Fifi se është duke kënduar një baladë.