Aktualitet dhe Lajme

Lirohet nga detyra zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero

Share

Vasilika Vjero është liruar nga detyra e zëvëndës ministres së Financave. Ky vendim është marrë ditën e sotme gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Vjero përpara se të emërohej zv.ministre ka qenë Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve. Ajo mbante pozicionin e zv.ministres prej vitit 2020.

Njoftimi i plotë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Vasilika Vjero, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button