Aktualitet dhe Lajme

Lirohet kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha/ Gjykata e Posaçme i heq masën e arrestit shtëpiak

Share

Këtë të mërkurë, Gjykata e Posaçme, ka hequr masën e arrestit në shtëpi, për kreun e Opozitës Sali Berisha.

Lajmin e ka bërë me dije avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, në një prononcim për mediat, pas përfundimit të seancës, i cili tha se tashmë ndaj liderit demokrat nuk ka asnjë masë sigurie.

“Sot gjykata revokoi masën e arrestit të shtëpisë, si një masë që nuk ka as kushte as kritere për caktimin e saj, dhe nga sot Sali Berisha është lirë dhe nuk ka asnjë masë sigurie ndaj tij.

Nuk ka asnjë masë tjetër sigurie. Unë nuk mund të relatoj dosjen ju, por gjykata konstatoj se për Sali Berishën nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase sigurie.

Prokuroria kërkoi që të qëndronte në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë, që kur kemi depozituar kërkesën.

Këto kërkesa për revokim mase shqyrtohen brenda 5 ditëve dhe gjyqtarja caktoi dhe seancën”, tha ndër të tjera, avokati Genc Gjokutaj për mediat.

Ndaj Berishës ishte caktuar më herët masa ‘Arrest në shtëpi’, në lidhje me hetimet për dosjen e privatizimit te ish-klubit sportiv “Partizani”, dhe ndodhej izoluar në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit 2023.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button