Aktualitet dhe Lajme

Linte në lojërat e fatit paratë e pacientëve? Dalin përgjimet e mjekut: Kapim dot gjë sot…

Share

Pjesë të tjera nga dosja e Prokurorisë së Tiranës janë bërë publike duke zbardhur disa përgjime të mjekut Edmond Gashi. Ky i fundit është përgjuar duke folur me një koleg të tijin për një lojë kompjuterike, me shumë shanse makinetë lojërash fati. Duket se Gashi i linte në lojëra fati paratë që u merrte pacientëve në rrezik vdekjeje.

X: Hë mo doktor Edmondi, si nuk vazhduam të luanim dje? Unë të thashë të erdha tek kompjuteri një 15-çe, për një treshe

Edmondi: Ikim tani kapim dot gjë sot?

X: Vetëm Mario është janë kompjuterat bosh, mos rrimë ne t’ja mbushim atij.

Në një tjetër përgjim, zbulohet qëllimi i vetëm i Gashit si mjek në shtet: Zhvatja e pacientëve në hall.
Ai është përgjuar duke bërë biseda parash e duke mos patur fillimisht dhembshuri humane për pacientët pasi në një moment vë në dyshim veten dhe habitet kur kolegia e informon se ka caktuar për operacion një pacient pa i parë rezultatin e biopsisë. Megjithatë pacienti futet për t’u operuar.

PJESË NGA DOSJA

Nga bisedat telefonike që Emiljano Lela ka me doktorin Edmond Gashi, bie në sy fakti që në kohën që kur doktor është në vizita ka lënë edhe kontrolle për shumë pacientë të tjerë. Lela (koordinatori në Onkologjik) i sugjeron pacientëve të onkologjikut për të bërë vizita dhe kontrolle apo dhe operacione pranë klinikës privatë të mjetit.
Në datën 15/01/2024, në orën 10.49 ka një SMS si më poshtë:

Emiljano Lela: Përshëndetje doktor, fletëdaljen ku mund ta marr, tek klinika Megis, apo tek spitali Nënë Teresa tek ju.
Edmond Gashi: Ku është operu?
Emiljano Lela: Tek klika Megis

Në datën 15/01/2024, në orën 17.07 e telefonon një numër tjetër

X: Të vij unë? Edmond Gashi: Avash, avash se nuk kemi fillu, tani fillojmë.
X: A ke ndonjë para kësaj tonës? Edmond Gashi: Këtë kam po në orën 6 të jesh aty
Në datën 15/01/2024, në orën 17.10 e telefonon një numër tjetër dhe i thotë:
X: Pacientes H.G., që ke bërë operacion para 1 muaji ke pa thënë që do bëj rreze
Edmond Gashi: Ja ke bo rrezen?
X: Jo e ka bo me shtet por na ka thënë që duhet hap kartelë tek ti
Edmond Gashi: Nëse do e bësh në shtet duhet të hapësh një kartel tek Onkologjiku, duhet të paguash 30 mijë lekë.

Në datën 15/01/2024, në orën 17.42 e telefonon tjetër numër

X: Sa bën rezonanca e qafës? 240?
Edmond Gashi: E mo mirë sa të fitosh ndonjë lekë. Sot siç i fitova ja dhashë Yllit. Më mori Emiljano sot, më çoj për një neurokirurg, më tha sa përqindje kam, të bëhet puna, të tatohem, ke tatim mbi tatim.

Në datën 15/01/2024, në orën 17.44 e telefonon një tjetër numër.

X: Ke 3 operacione gishtin, melanomën e shpatull, biopsi që ka ardh nga Librazhdi.
Edmond Gashi: Po unë se kam parë biopsionë
X: Nuk e di, ti e ke shtruar biopsi në sallë, mirë po e bëj gati.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button