Aktualitet dhe Lajme

Ledion Liço: Big Brother VIP, ndër eksperiencat më të bukura që kam përjetuar ndonjëherë

Share

Në prag të finales së madhe të Big Brother VIP, Ledion Liço ka ndarë një video me momente të shkëputura nga moderimi.

Nga momentet gazmore, atyre prekëse dhe shprehjeve të tij, Ledion Liço e cilëson këtë rrugëtim si “më i bukuri që ka përjetuar ndonjëherë”.

“Ka qenë një nga rrugëtimet më të bukura që kam përjetuar dhe për këtë i jam mirënjohës të gjithë atyre njerëzve të mrekullueshëm që e bëjnë këtë program kaq të dashur. Ju falenderoj të gjithëve ju, shikuesve dhe tifozëve të këtij super-programi për sugjerimet, kritikat, urimet, mbështetjen dhe memet, i dua të gjitha, dhe ju dua ju, të gjithëve. Faleminderit Sara Hoxha. për ndihmën dhe udhëheqjen e shkëlqyer. Faleminderit Lori Hoxha për besimin dhe mbështetjen e pakursyer në momentet më vendimtare! Faleminderit, shihemi të Shtunën, në Finale” -shkruan ai.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button