LeBron James shpjegon dietën ‘sekrete’ dhe zbulon nëse shpenzon mbi 800 mijë euro për të qëndruar në formë

LeBron James, basketbollisti legjendar i Los Angeles Lakers, zbuloi detaje rreth rutinës së tij të përditshme dhe mohoi pretendimet se shpenzon më shumë se 800 mijë euro në vit për mirëmbajtjen e trupit të tij.
Gjatë një paraqitjeje si i ftuar në podcast-in “Mind the Game”, ai shpjegoi zakonet e tij të të ngrënit, duke vënë në dukje se nuk ka asnjë “dietë mrekullie”.
Plani i tij i të ngrënit bazohet në një konsum të ekuilibruar të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave të shëndetshme, duke shmangur ushqimet e përpunuara dhe sheqerin. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e hidratimit dhe konsumimit të ushqimeve të freskëta.
“Unë pi një lëng të gjelbër ose ndonjë frut apo çfarëdo qoftë në mëngjes, por nuk ha një vakt të plotë derisa të kthehem në shtëpi nga stërvitja”, tha James.
“Vakti im i parë zakonisht është rreth orës një ose dy të pasdites”, shkroi ai.
Bashkëprezantuesi Steve Nash e pyeti nëse e ndjek atë orar për arsye dietike apo sepse nuk i pëlqen të hajë para stërvitjes.
James u përgjigj se ishte e para, dhe gjithashtu zbuloi se ai nuk merr asnjë suplement artificial.
“Jo, jo kreatinë. Vetëm vitamina natyrale, të përditshme, gjëra të tilla…”.
Ajo që LeBron e mohoi kategorikisht ishte se nuk shpenzon mbi 800 mijë euro për të qëndruar në formë.
“O Zot, nuk e di nga erdhi kjo gjë… Po, nuk e di nga erdhi, por, dëgjo, unë kujdesem për trupin tim, por nuk kam idenë se nga erdhi ajo shumë parash”, thotë James.