Kuvendi miraton rritjen e pagave për administratën, përfitojnë 130 mijë punonjës
schedule14:57 – 25 Maj, 2023
Kuvendi miratoi rritjen e pagave për administratën publike. Në seancën e zhvilluar këtë të enjte, vendimi u miratua me votën pro të 97 deputetëve, teksa 3 votuan kundër.
Nga ky vendim, do të përfitojnë 130 mijë punonjës që janë pjesë e administratës publike.
Në fokus të seancës së sotme plenare në Kuvend është edhe diskutimi dhe votimi i projektligjit , përfshirë deputetët dhe ministrat. Drita jeshile për rritjen e pagave u dha nga Komisioni i Ekonomisë në mbledhjen e së martës.
Gazetarja Esiona Konomi raportoi nga Kuvendi se sipas shifrave, deputetët kanë një rritje 97 përqind të pagave, më e madhja që përfitohet në këtë segment reformues të qeverisë.
“Do të ketë një votim në bllok të disa projektligjeve që mundësojnë rritjen e pagave të të gjithë atyre që paguhen nga shteti. Siç mësohet të dyja grupet opozitare, i Bashës e Alibeajt dhe Berishës kanë vendosur të votojnë pro këtij projektligji duke mos e vënë në diskutim miratimin e tij.“, tha ajo.
Ministrja e financave Delina Ibrahimaj theksoi se fondi për rritjen e pagave do të merret nga rritja e të ardhurave në buxhet si dhe prej rialokimeve. Në total përfitojnë mbi 130 mijë punonjës të administratës dhe efekti në buxhet rezulton se është rreth 39 miliardë lekë./abcnews.al