Aktualitet dhe Lajme

Kuvendi i PD, Agalliu: Do të kërkojmë votën e shqiptarëve për të larguar këtë qeveri të korruptuar

Share

Partia Demokratike ka njoftuar se në datën 1 qershor do të zhvillojë Kuvendin për prezantimin e Programit, në orën 11:00, te Parku Olimpik.

Lajmin e ka bërë të ditur, ditën e sotme Sekretari për Programin, Arbi Agalliu, me anë të një postimi në facebook, i cili thotë se PD është e para forcë politike në vend që po prezanton programin e saj lidhur me zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Agalliu theksoi se, PD do kërkoj votën e shqiptarëve për të larguar këtë qeveri të korruptuar.

“Partia Demokratike e Shqipërisë është e para forcë politike në vend që po prezanton programin e saj lidhur me zgjedhjet e 2025.

Si “Sekretar për Programin” kam kënaqësinë të bëj me dije se në datën 1 Qershor, në orën 11:00 te Parku Olimpik, PD do të zhvillojë Kuvendin për prezantimin e Programit.

Ky fakt tregon edhe njëherë seriozitetin e PD për të qenë një alternativë qeverisëse në zgjedhjet e ardhshme.

Me një program cilësor dhe me një ekip me profesionistë dhe integritet do të kërkojmë votën e shqiptarëve për të larguar këtë qeveri të korruptuar”, shkruan Agalliu.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button