Kush është shqiptari me rreth 50 dënime që u lejua të qëndrojë në Britani (EMRI)

Shqiptari Zenel Beshi, me afro 50 dënime, ka fituar të drejtën të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht kërkesës për deportim nga autoritetet britanike, raporton The Telegraph.
Sipas një trupi gjykues të emigracionit, Beshi është dënuar në Itali me 6 vite burg për grabitje, vjedhje dhe burgosje të paligjshme.
Ai nuk i ka deklaruar këto dënime kur ka hyrë në Britani, sipas Ministrisë së Brendshme britanike, e cila argumentoi se ai paraqet një “kërcënim real, aktual dhe të mjaftueshëm” për sigurinë publike dhe duhet të deportohet.
Megjithatë, gjyqtarja Leonie Hirst e Gjykatës së Lartë të Imigracionit refuzoi kërkesën e Ministrisë së Brendshme, duke vendosur se krimet e Beshit nuk ishin “jashtëzakonisht të rënda” sa të shkaktonin “neveri të thellë publike”.
Për këtë arsye, ajo lejoj që ai të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo vendim shkaktoi reagime të forta politike. Chris Philp, sekretar i opozitës për çështjet e brendshme, e kritikoi gjyqtaren duke e quajtur “të larguar nga realiteti” dhe theksoi se Beshi është “qartë një rrezik për publikun britanik”.
“Është koha që këta gjyqtarë të fillojnë të mbrojnë qytetarët ligjorë britanikë dhe jo kriminelët e huaj”, tha Philp.
“Të gjithë të huajt që kanë kryer krime në Britani ose jashtë duhet të depërtohen, pa kushte. Duhet që të drejtat tona njerëzore për sigurinë të respektohen, e jo të drejtat e kriminelëve të jenë më të rëndësishme. Nëse unë bëhem sekretar i brendshëm, kjo do të ndryshojë”.