fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Kush është autori i plagosjes në Malësi të Madhe, para 13 vitesh vrau një person për të marrë hakun e të babait

Share

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me autorin e plagosjes së dyfishtë që ndodhi në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe mëngjesin e sotëm.

Të plagosur më armë zjarri, kanë mbetur Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj.

Mësohet se autori i dyshuar i këtij incidenti, Lul Rakaj, i cili është shpallur në kërkim nga policia, është i njohur për një rast tjetër të rëndë në të kaluarën.

Rakaj është i njohur për një ngjarje të ngjashme që ndodhi afro 13 vite më parë në Hot të Malësisë së Madhe, ku ai vrau Kolë Mushkun.

Ky akt hakmarrjeje, ishte një pasojë e vrasjes së babait të Rakajt nga Mushku më herët.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button