Aktualitet dhe Lajme

Kurti viziton familjen e Rugovës: E bashkoi popullin kundër okupimit të Serbisë

Share

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar edhe familjen Rugova me rastin e 18 vjetorit të vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, të cilët i ka njoftuar se së shpejti do të nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova.

Ai ka shkruar në Facebook se sot, 18 vite më parë u nda nga jeta Presidenti Historik i Kosovës, doktor Ibrahim Rugova.

“Sot, 18 vite më parë u nda nga jeta Presidenti Historik i Kosovës, doktor Ibrahim Rugova. Ai e bashkoi popullin e Kosovës kundër okupimit të Serbisë, duke e bërë rezistencën humane dhe humanitetin rezistencë. Në nderim të figurës së tij dhe kontributit të madh për kombin dhe shtetin tonë, bashkë me zëvendëskryeministren Gërvalla dhe ministrin Çeku vizituam familjen Rugova: bashkëshorten Fanë, vajzën Teuta, djemtë Mendimin dhe Ukën me bashkëshortet e tyre Blerinën dhe Blertën. Na pritën në Rezidencën e Presidentit Rugova, aty ku ai kishte pritur personalitete të mëdha botërore dhe ku janë marr vendime të rëndësishme e përcaktuese për fatin e shqiptarëve dhe të Kosovës. Në këtë shtëpi Dr. Rugova zhvilloi aktivitetin e tij nga viti 1993 e deri në ditën e fundit të jetës. Për shkak të vlerave që posedon, kjo ndërtesë është shpallur aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore më 2016, tha ai.

Kurti bëri me dije se familjen Rugova e njoftuan se së shpejti do të nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova.

“Ky projekt dhe investim i qeverisë sonë është dëshmi e përkushtimit tonë për të nderuar personalitetet e larta dhe ngjarjet historike të rrugëtimit tonë shtet-formues, nga ilegalja, lëvizjet studentore, rezistenca paqësore, lufta çlirimtare e deri te shtetii pavarur e sovran që e gëzojmë sot”, tha ai.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button