
riza energjetike në Kubë ka prekur tashmë arterien kryesore të ekonomisë së vendit: turizmin ndërkombëtar. Autoritetet kubane kanë njoftuar zyrtarisht linjat ajrore se, duke filluar nga dita e martë e deri më 11 mars, nuk do të kenë mundësi të furnizojnë me karburant asnjë avion në 9 aeroportet kryesore të vendit, përfshirë atë të Havanës.
Reagimi i kompanive ndërkombëtare ka qenë i shpejtë. Air Canada njoftoi pezullimin e fluturimeve drejt ishullit, ndërsa linja të tjera po devijojnë avionët drejt Republikës Dominikane, Meksikës (Cancun) ose Bahamas për t’u furnizuar, çka rrit kostot dhe kohën e udhëtimit.
“Dora e hekurt” e Uashingtonit
Ky kolaps vjen pas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar në janar 2026 nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili vendosi tarifa ndëshkuese për çdo vend që furnizon Kubën me naftë. Pas operacionit ushtarak amerikan që rrëzoi Nicolas Maduron në Venezuelë, Kuba ka humbur furnizuesin e saj kryesor, duke mbetur e izoluar energjetikisht.
Mungesa e karburantit rrezikon të shkatërrojë industrinë e turizmit, e cila sjell rreth 3 miliardë dollarë në vit, në një kohë kur ishulli po përballet me një nga krizat më të egra në historinë e tij.
starnews.al
