Aktualitet dhe Lajme

Kryepeshkopi Joan fronëzohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”: Të gjejmë zgjidhje për sfidat, bashkëjetesa fetare, thesar i vendit tonë

Share

Kryepeshkopi i ri i Shqipërisë, Joan Pelushi, u fronëzua sot në një ceremoni solemne të mbajtur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Kryepeshkopi Joan nderoi paraardhësit e tij, duke përmendur ndër të tjera dy figura të shquara: Imzot Fan Nolin dhe Kryepeshkopin Anastas.

Ai vlerësoi bashkëjetesën fetare në Shqipëri si një thesar të vendit tonë, ndërsa tha se duhet që të rinjtë të inkurajohen që të duan vendin e tyre dhe të mos e braktisin atë.

Fjala e Kryepeshkopi Joan:

Falenderim për perëndinë dhe të gjithë ata njerëz që perëndia I bëri të mundura këto. Falenderoëj martirët e lirisë që dëshmuan me gjakun dhe jetën e tyre. Një jetë pa gëzim është e gjymtuar. Kisha Autoqefale Orthodokse dëshiron të jetoj në paqe me të gjithë dhe do të jetë përherë miqësore.

Në kohë kritike Perëndia vizitoi kishën tonë, nderoj kujtimin e paraardhësve të mi, në listën e gjatë përmend dy personalitete të shquara. Im Zot Fan Noli, ishte njeriu i duhur. Ai ishte pajisur nga perëndia me talente të jashtëzakonshme, dha kontribut për ndërgjgjësimin kombëtar. Në kohë rekord ai pajisi kishën me librat kryesorë.

Në fund të shek XX ku kisha ortodokse u gjet e rrënuar, perëndiaa dërgoi një tjetër person të ndritur kryepiskopin Anastas që bëri të mundur rindërtimin e saj. Predikimi I tij ka qenë dashuria dhe respekti për cdo qenie njerëzore, frymë që duhet të ruajmë

T’u themi faleminderit e t’u jemi mirënjohës. Sa më shumë mirënjohje të kemi aq më afër do jetë Perëndia te ne.

Vetëm nëse jemi të bashkuar Kisha mund të forcohet dhe e dëshmia e saj për Krishtin tek bota do të jetë e besueshme. Përkujdesja jonë duhet të jetë ndaj të gjithëve, sidomos ndaj atyre që janë të varfër dhe në nevojë, në sëmundje, në vetmi dhe të mënjanuar.

Kur flitet për fenë në Shqipëri gjithmonë përmendet bashkëjetesa fetare, e cila është një thesar i madh i vendit tonë, por ashtu siç do gjë, ashtu edhe bashkëjetesa nuk është statike, është detyra jonë sot dhe atyre që do të vijnë ta ruajmë dhe ta përforcojmë vazhdimisht sepse ashtu si çdo pasuri duhet mbrojtur, zhvilluar me tej për të mirën e të gjithëve.

Duhet të inkurajojmë, sidomos të rinjtë, të duan vendin e tyre e të mos e braktisin.

Sakrificat për të tjerët kushtojnë, por ata do të sjellin gëzim dhe do të plotësojnë jetën e tyre, sepse një jetë pa gëzim është një jetë e gjymtuar.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të jetë gjithmonë miqësore.

Personalisht do të përpiqem me të gjithë forcën time ti shërbej grigjës që më ka besuar perëndia, do të përpiqem të je mi gatshëm për t’i dëgjuar dhe këshilluar me klerikët e laikët, e për vizitat në të gjitha dioqezat. Për të mbajtur peshën e kësaj përgjegjësie, i lutem Zotit tonë të më japë ndriçim, forcë dhe urtësi për të përmbushur këtë detyrë të vështirë por njëkohësisht të shenjtë.

Shpreh mirënjohjen ndaj anëtarët të Sinotit të shenjtë që më besuan dhe më zgjodhën. Lutem që Perëndia ta mbrojë kishën tonë, ta ndriçojë vendin tonë dhe ta bekojë.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button