Aktualitet dhe Lajme

Kreu i SPAK: Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori

Share

Dumani deklaroi gjatë takimit të parë të një nisme dialogu mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, “IDM Morning Briefing”, e organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim se Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori dhe se sipas tij shqetësimi më i madh është kërcënimi nga krimi i organizuar dhe jo kërcënimi nga politika.

“Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar , jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi, sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që t’i përballojnë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyre”, tha Dumani.

Gjatë fjalës së tij, Dumani theksoi se vetëm gjatë vitit 2023 janë regjistruar kallëzime sa për tre vite së bashku, ndërsa theksoi se është detyra e çdo institucioni të luftojë korrupsionin.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button