Aktualitet dhe Lajme

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë uron Papa Leone XIV: Moment i rëndësishëm për të gjithë besimtarët

Share

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar Papën Leone XIV, i cili u zgjodh këtë të enjten në krye të Vatikanit. Ai thekson në mesazhin e urimit se zgjedhja e tij është moment i rëndësishëm për të gjithë besimtarët.

Ai thekson se myslimanë shqiptarë e vlerësojmë dhe e respektojmë këtë ngjarje me “një shpirt paqeje dhe bashkëpunimi”. Më tej, Spahiu uron që Papa i ri të jetë një simbol i paqes dhe bashkëjetesës për të gjithë njerëzit, pavarësisht dallimeve në besim apo kombësi.

“Me rastin e zgjedhjes së Papës së ri, kam kënaqësinë të shpreh urimet më të ngrohta dhe më të sinqerta për gjithë besimtarët katolikë shqiptarë dhe ata nga mbarë bota. Zgjedhja e një lideri të tillë për Katedralen e Shën Pjetrit është një moment i rëndësishëm për të gjithë besimtarët, dhe ne si myslimanë shqiptarë e vlerësojmë dhe e respektojmë këtë ngjarje me një shpirt paqeje dhe bashkëpunimi.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button