PërditshmëriPersonalitete

Krenari! Ky është dibrani Dr. Selman Dumani

Share
Dibra ka nxjerë shumë personalitete nga fusha e mjeksisë, që kanë shërbyer në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë dhe në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Një ndër intelektualët në fushën e mjeksisë i shquar në vite nga Dibra është dhe Akademiku Prof.Asc Kardiokirurgu Selman Dumani. Ai është një emër i njohur në Qendrën Spitalore në Tiranë. Akademiku Selman Dumani ka lindur në fshatin Bellovë të Dibrës, sot punon dhe jeton në Tiranë. Ai është gjeneratë e mëvonëshme e fisit të madh Dumani.
Nga ky fis kanë dalur intelektual të shumtë në fusha të ndryshme. Por ai që ka emër dhe histori nga ky fis është Mahmud Dumani, legjenda e arsimit shqip në trojet shqiptare në Maqedoni, ku sot prehet në perandorinë e varrezave të Elbasanit. Gjithmonë nga Dibra ndrisin figura të shquara në fusha të ndryshme.
Dr. Selmani arsimin fillore e mbaroj në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme gjimnazin në qytetin e Peshkopisë në vitet 1992-1996.
Në vitet 1996-2002 mbaron Fakultetin e Mjeksisë së Përgjithëshme, i dipllomuar Mjek i Përgjithshëm.
Në vitet 2004-2009, specializohet në degën Kardio-Kirurgji në Qen- drën Universitare “Nënë Tereza”,ku mer titullin Kardio-Kirurg. Në vitet 2002-2004, ka punuar si mjek familje, në spitalin rajonal në Peshkopi. Në vitet 2006-2007, ka qenë në specializime në Londër dhe në Paris dhe Austri. Doktor Selmani në vitin 2014 ka mbrojtur dizertacionin për titullin shkencor “Doktor i Shkencave Mjeksore”, me temë: Kirurgjia e valvos së aortës. Rezultatet e afërta e të largëta. Ndikimi i kirurgjisë koronare simullare.Doktori i Shkencave Mjeksore Selman Dumani, nga viti 2012, e në vazhdim është dhe pedagog me kohë të pjesëshme (Lektor), për lëndën e Kardio-Kirurgjisë në ciklin Master Shkencor, pranë Fakultetit të Shkencave Mjeksore.
Ka shkruar mbi 60 botime të ndryshme,si artikuj shkencor,si brenda dhe jashtë vendit, një sërë referencash mjeksore. Ka marë pjesë në koferenca kombëtare e ndërkombëtare, të organizuara nga Depertamenti i Kardiokirurgjisë. Dok Selmani zotëron gjuhët e huaja, si anglisht, frëngjisht, italisht, greqisht.
Në shkurt të vitit 2022 ka marë titullin Akademik Prof. Asc Kardiokirurgji. Akademiku Selman Dumani është personalitet në fushën e Mjeksisë Shqiptare në Kardio- kirurgji. Performanca e tij, si kardiokirurg,është vlerë e ma- dhe profesionale intelektuale.
Ai sot është vlerë e shtuar e Dibrës me rrezatim kombëtar. Ai është krenari e familjes së tij, e Dibrës pa kufij, dhe e Shqipërisë. Është vlerë e pakontestushme në fushën e mjeksisë shqiptare. Imazhi i tij, si akademik në fushën e mjeksisë si kardiokirurg, është burim frymëzimi për brezin e sotëm, dhe ata që do vijnë pas.
Dr. Selman Dumani futet në elitën e historisë së inteligjencës dibrane me rrezatim kombëtar.
Huazuar nga libri “ME DIBRANET E SHQUAR NDER VITE” te autorit te njohur dibfran Aqif Ademi
Back to top button