Aktualitet dhe Lajme

Kontrata e lobimit të PD në “skaner”, ekspertët analizojnë marrëveshjen 6 milionë dollarëshe me kompaninë amerikane

Share

Kontrata e lobimit të PD për pastrimin e emrit të kryedemokratit, Sali Berisha në Departamentin Amerikan të Shtetit, në vlerësimin e denoncuesve të shkeljeve zgjedhore ka probleme si në kuadrin ligjor, politik por dhe në atë moral.

“Në aspektin ligjor firmosja e kësaj kontrate në muajin e fushatës, sigurisht që përbën një arsye të madhe për të gjitha institucionet e drejtësisë të cilat janë futur tashmë në hetim të saj dhe sigurisht i duhet lënë drejtësisë për të kuptuar çdo ndodh më tej. Ajo që nuk qëndron moralisht në këtë transaksion dhe kontratë është që Berisha ka humbur të drejtën për të vizituar SHBA, ka marr non gratën si njeri që ka konsumuar akt korruptiv dhe dukshëm PD e lideri i saj ka shkuar në të njëjtën linjë që është akuzuar për të hequr non gratën”, u shpreh Migen Qiranxhi.

Për ish kreun e KQZ, Kristaq Kumen rasti nuk lidhet me PD si subjekt zgjedhor, por me veprimtarinë partiake.

“Gjykimi nuk duhet të bëhet referuar kodit zgjedhor, por ligjit të partive politike, nenit 21 ku thuhet se lejohen financime nga jashtë kur bëhen nga parti apo fondacione politike. Të verifikohet nëse është ai fondacion politik po apo jo? Nëse është jemi brenda ligjit”, tha ish kreu i KQZ.

Financimi 6 milion dollarësh e ka bërë çështjen edhe më të zëshme ku ka përplasje mendimesh.

“Se çfarë vlere ka mbështetja financiare 5 lek, 5 milionë apo 6 milionë dollarë nuk kufizohet në ligjin për partitë. Ka kufizime për financim vetëm për zgjedhje në fushata elektorale”, shtoi Kume.

“Sigurisht që shuma të tilla parash të cilat vijnë në fushata është problematike në krijimin e avantazheve. Në fillim deklarohet për një fondacion të ngritur rishtaz kur e dimë sa kohë e gjatë duhet për tu krijuar e më pas të alokojë shifra të cilat kam përshtypjen janë rekord sa i përket fushatave të lobimit”, tha Qirnxhi.

Lobimi duket se bashkon sërish Bashën me Berishën.

“Jemi në të njëjtat kushte me Bashën, u hetua si gjë dhe u mbyll”, tha Kume

Por Sali Berisha ka ndryshuar qëndrim sot kur është në rrethana të ngjashme me ish të besuarin e tij, të cilit i kërkonte llogari për 500 mijë dollarët për mbështetje ndërkombëtare, ndonëse shpenzimet e tij arrijnë 12 herë më shumë.

“Mungesë totale përgjegjshmërie se së pari është i detyruar të thotë ku i gjeti paratë?”, përfundoi ish kreu i KQZ.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button