Aktualitet dhe Lajme

Konflikti në Tiranë, shkak i sherrit paratë me fajde borxh

Share

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat e regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur te “Rruga e Kosovarve” pranë digës së Liqenit Artificial. Sipas burime të shtënat janë regjistruar pas një konflikti për para me përqindje.

Mësohet se shtatë persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Sipas raportimeve personat kanë qenë të ulur në një tavolinë bashkë.

Dy prej tyre janë zënë fillimisht me fjalë me njëri-tjetrin dhe më pas kanë nisur të grushtohen.

Në vendngjarje është qëlluar vetëm 1 herë me armë zjarri drejt njërit prej personave të përfshirë në konflikt.

Në vendgjarje është gjetur vetëm një gëzhojë. Një i plagosur mësohet se është dërguar për mjekim në një spital privat.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button