Aktualitet dhe Lajme

Komisioni i TIMS, Gogu: Të marrim vendime për secilin dëshmitar, jo miratim në bllok

Share

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit “TIMS”, nënkryetari Toni Gogu propozoi që kërkesat për thirrjen e dëshmitarëve të miratohen veçmas për secilin prej tyre, jo në bllok.

“Unë e çmoj shumë përpjekjen tonë për të bërë një hetim tërësor, por çdo minutë që e shpenzojmë duke folur ne e marrim nga koha që iu duhej lënë dëshmitarëve. Propozoj të fillojmë votimin me kalendarin, por të marrim vendime për secilin dëshmitar. Në këtë mënyrë akomodojmë më pas dhe kërkesat e tjera të anëtarëve të komisionit. Pra, të mos i miratojmë në bllok kërkesat sepse kemi dhe persona që duhet leje nga prokuroria për ta thirrur siç është rasti Muça. Votojmë kalendarin në parim dhe pastaj kërkesat për secilib dëshmitar”, deklaroi Gogu.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button