Komisari i njohur u kërcënua nga Ervis Martinaj, ish-shefi i Shqiponjave rikthehet në detyrë, merr postin e rëndësishëm
Ish-shefi i Shqiponjave të Vlorës, Engjëllush Avdulaj është rikthyer në detyrë duke marrë postin e rëndësishëm si drejtori i IMT të Bashkisë Vlorë.
Ish-shefi i Shqiponjave mban një karrierë 25-vjeçare mbi supe. Ai ka filluar punën si inspektor i policisë kriminale, teksa ka mbajtur detyra të ndryshme si shef seksioni i rendit, shef sektori, komandant nën/reparti, komandant reparti me forcat speciale e ndërhyrjes së shpejtë, shef i repartit Shqiponja Tiranë, shef komisariati, drejtor i paraburgimit Vlorë.
Engjëllush Avdulaj në kohën që ka mbajtur detyrën si drejtues policie, u raportua se u kërcënua nga Ervis Martinaj, për shkak të kontrolleve në bizneset loto-sport.
Komisari Engjëllush Avdulajn kishte denoncuar dhe është përballur me kërcënimet e Elvis Martinajt. Përplasja ka ndodhur në tetor të vitin 2013, ku sapo kishte nisur operacioni “Fundi i Marrëzisë” dhe policia kishte bllokuar makineri e automate të lojërave të fatit, gjë që e dëmtonte biznesin e Ervis Martinajt.
Më 20 tetor të vitit 2013, në kulmin e operacionit “Fundi i Marrëzisë”, kundër lojërave të paligjshme të fatit, Ervis Martinaj kërcënon shefin e repartit special “Shqiponja” në drejtorinë e policisë së Tiranës, Engjëllush Avdulaj, se do ta vrasë.
Sapo reparti “Shqiponja” dhe komisariati numër 3 i Tiranës kishin sekuestruar rreth 400 makineri lojërash fati dhe 25 makina luksoze në një magazinë të Ervis Martinajt, Avdulaj ka deklaruar se Martinaj e ka marrë në telefon, duke e kërcënuae se do ta eliminojë.
Komisari Avdulaj ka bërë kallëzim penal për këtë rast. Ai e ka denoncuar Ervis Martinajn për kanosje me jetë për shkak të detyrës në komisariatin numër 2.