Aktualitet dhe Lajme

Kombinime e llogari: Skënderbeu i favorizuar, Tirana, Teuta e Dinamo i tremben skenarëve

Share

Skënderbeu ka gjithçka në duar, Tirana mban shpresat te Vllaznia, ndërsa Teuta e Dinamo përplasen mes tyre me sytë nga stadiumet e tjera. Në Niko Dovana Teuta e Dinamo bëhen gati të luajnë kartën e tyre të fundit në kërkim të një vendi të katërt, të jashtëzakonshëm: të dy ekipet rrezikuan gjatë rënien nga kategoria dhe tani shohin mundësinë për të luajtur për titullin kampion. Edhe pse jo gjithçka është në duart e tyre. Me 47 pikë, ato ndajnë vendin me Tiranën e një pikë pas Skënderbeut.

SKENARËT QË TREMBIN 4 SKUADRAT

Të dy rivalët duhet të mos fitojnë ndeshjet e tyre të fundit për t’i parakaluar, duke qenë se korçarët kanë një pikë më shumë e Tirana avantazhin e ndeshjeve direkte kundër të dy skuadrave që sfidohen në Niko Dovana: një fitore dy barazime e një humbje me durrsakët por me diferencën më të mirë golash e tre fitore e një barazim me nëndetësen. Frika e madhe është që Vllaznia të zbresë në fushë me mungesë impenjimi dhe atëherë Skënderbeu do të fitonte me lehtësi duke u renditur i katërti. Kjo do të bënte që shkodranët cfarë do të ndodhtë në Final 4 të kishin të sigurtë Europën, duke qenë se korçarët janë të dënuar nga UEFA dhe tre të tjerët (Partizani, Egnatia, Vllaznia) do të shkonin autmoatkisht në kompeticionet europiane.

Lexo më tej:Superiore, luhet java e fundit e kampionatit: katër skuadra të ndara nga një pikë në garë për Final 4

Sidoqoftë Martini e Mehmeti duhet të shohin ndeshjen e tyre. Dinamo ka dy fitore dhe një humbje me durrsakët këtë sezon, që nisi me suksesin e bluve në dy fazat e para: 1-0 dhe 1-2. Teuta sidoqoftë është në lojë sepse ka fituar 2-3 në fazën e tretë dhe tani mjafton të fitojë për të ekuilibruar sfidat dhe golat me një fitore minimale e të marrë avantazhin e ndeshjeve direkte me një sukses me më shumë se një gol. Edhe nëse përballjet direkte futen në ekilibër të plotë, diferencën në favor të Teutës do ta bënte golavarazhi, aktualisht 35-35 i bregdetarëve dhe 42-42 i nëndetëses.

NËSE DALIN ME PIKË TË BARABARTA?

Në një rast spektakolar kur të katër skuadrat do ta mbyllnin me 48 pikë: humbje e korcarëve dhe barazim i Tiranës dhe i ndeshjes në Niko Dovana do të llogariteshin pikët e marra në ndeshjen direkte, në të cilën Tirana e Teuta do të kishin nga 20 pikë, Dinamo 16 e Skënderbeu 12, por në katërshe do të shkonte Tirana që ka golavarazhin më të mirë në direktet me durrsakët.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button