Aktualitet dhe Lajme

Kodrat e Dukatit përfshihen nga flakët, era e fortë përhap me shpejtësi zjarrin

Share

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e fshatit Dukat të bashkisë së Vlorës.

Zjarri ka përfshirë pishat në zonën e quajtur “proi i Dukatit” ku i ndihmuar dhe nga era e ngrohtë që fryn nga jugu ka bërë që të përhapet në një sipërfaqe të madhe.

Zjarrfikësit e Vlorës por dhe forcat nga ADZM kanë shkuar në terren për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.

Sipas zjarrfikësve dhe punonjësve që ndodhen në terren situa po përmirësohet dhe për pak kohë do të vendoset nën kontroll.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button