Aktualitet dhe Lajme

Koçiu: Vaksinimi kundër HPV-së, falas. Mbulesa vaksinale 75.6% për vajzat 13-vjeçare

Share

Mosha 13 vjeç është mosha kur të gjitha vajzat duhet t’i nënshtrohen vaksinimit kundër HPV-së, një vaksinë që parandalon kancerin e qafës së mitrës dhe ofrohet falas në qendrat shëndetësore.

Kështu bën me dije ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Albana Koçiu, e cila ishte sot në Qendrën Shëndetësore nr.9, ku një vajzë bëri vaksinën kundër HPV-së.

“Ndaj sot, së bashku me doktoreshë Besën ishim në Qendrën Shëndetësore nr. 9  ku Niki bëri vaksinën kundër HPV, si një hap i rëndësishëm për shëndetin”- shkruan ministrja.

Sipas ministres gjatë këtij viti janë aplikuar mbi 9,344 doza vaksinash për vajzat 13-20 vjeçe, ndërsa mbulesa vaksinale për vajzat 13-vjeçare ka arritur një nivel të lartë prej 75.6%.

“Vaksina është falas dhe jetike për parandalimin e kësaj sëmundjeje të rrezikshme”- nënvizon ministrja.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button