Klodiana Lala zbardh detaje për aferën “5D”: Ka edhe një fraksion të ri në hetim…
Gazetarja e njohur Klodiana Lala, e ftuar në MCN TV, ka zbardhur detaje të reja lidhur me hetimet për aferën “5D” nga SPAK.
Lala u shpreh se hetimet për “5D”, nuk kanë përfunduar dhe se ka edhe një fraksion të katërt të kësaj dosje.
“SPAK ka dërguar tani fraksionin e dytë të dosjes “5D”, ku kryesore është Deborah Keci, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës.
Nga ana tjetër, Eglantina Zere rezulton se ka favorizuar kompaninë “5D” që zotërohej nga Redi Molla dhe Mariglen Qato duke dhënë tender, kur dokumentat janë bërë nga punonjës të “5D”.
E gjithë administrate e Erion Veliajt është në probleme me ligjin sot që flasim. Fraksioni i katërt po vijohet, është në hetim. Afera “5D” ka edhe një fraksion të ri.
Janë disa vepra penale që kanë afate të limituara, nëse kalon afati parashkruhet. Janë procedura të tjera pa emra të personave nën hetim, sepse kur shënohet emri afati nuk është më shumë se 6 muaj. Po të shohësh të gjithë çështjet kur shënohet emri, ka afate të limituara.
Ka procedura tenderuese që po vijon hetimi. Nëse rezultojnë të dhëna për Veliajn si Kryetar Bashkie që ka kryer shkelje, mund të bashkohet me çështjen kryesore”, tha Lala.