Aktualitet dhe Lajme

Kjo është arsyeja e vërtetë pse ndryshuan mbiemrin fëmijët e Brad Pitt dhe Angelina Jolie!

Share

Familja e madhe e Angelina Jolie prej shumë vitesh po përjeton pasojat e divorcit të aktores me Brad Pitt. Zhvillimi më i fundit në marrëdhënien e tyre është peticioni i Shiloh Jolie në gjykatë në mënyrë që ajo të mos jetë më e detyruar të përdorë mbiemrin e babait të saj.

Sipas TMZ-së, Shiloh mbushi 18 vjeçe më 27 maj dhe në të njëjtën ditë, sapo ligji ia lejoi, ajo ka dorëzuar aplikimin dhe tashmë është në pritje të vendimit zyrtar me të cilin do të firmosë tashmë kudo si Shiloh Jolie.

Pak ditë më parë u bë e ditur se motra 16-vjeçare e Vivienne-s tashmë përdor vetëm mbiemrin Jolie, gjë që e bëri së fundmi me rastin e shfaqjes së nënës së saj në Broadway.

Shiloh është fëmija i parë në familje që shkon në gjykatë për ndryshimin e emrit, por më parë Zahara ishte shfaqur në një video ku thoshte se quhej Zahara Marley Jolie. Kjo ndodhi vitin e kaluar dhe që atëherë asgjë tjetër nuk dihet për vendimin për të mos përdorur më mbiemrin e Pitt. Në të njëjtën gjatësi vale duket se është edhe vëllai i tyre Pax, i cili dikur shkruante në Instagram se babai i tij është një person i tmerrshëm, që shkakton terror te fëmijët e tij.

Marrëdhëniet e këqija mes fëmijëve të familjes dhe Brad Pitt janë arsyeja kryesore e ndryshimit të mbiemrave, qoftë zyrtarisht apo jo. Në qendër të këtij ndryshimi, mund të jetë shembulli që kishte dhënë vetë Angelina me rastin e marrëdhënies së keqe që kishte me të atin, Jon Voight.

Marrëdhëniet midis babait dhe vajzës ishin acaruar që kur Angelina ishte e re, pasi Voight tradhtoi nënën e saj Marcheline dhe kur u nda me të gjërat u përkeqësuan edhe më shumë. Këtë e ka pranuar edhe vetë Voight, 22 vite më parë, duke folur për Entertainment Weekly. “Vajza ime nuk ka qenë kurrë normale për shkak të mënyrës se si jam sjellë në martesë.”, tha ai.

Komentet e hidhura të Voight vazhduan pas divorcit të Jolie nga Billy Bob Thornton. Aktori fitues i çmimit Oscar kishte thënë se mendonte se martesa e tyre nuk do të funksiononte sepse “të dy kishin probleme serioze”.

Pikërisht atëherë Angelina hoqi zyrtarisht mbiemrin Voight dhe mbajti vetëm me emrin e saj artistik. Duhej të kalonin tetë vjet para se të flisnin përsëri, me rastin e martesës së saj me Brad Pitt dhe nxitjes së tij për t’u ribashkuar me të atin.

Megjithatë, Jolie deklaroi në atë kohë se ajo kishte mbajtur qëllimisht distancë nga babai i saj, sepse besonte se ata kishin një marrëdhënie jo të shëndetshme. Ajo tha se ishin përpjekur të ishin miq, por nuk kishin më kontakte pas divorcit të saj nga Pitt. Një vit më vonë pati një tjetër përpjekje pajtimi, e cila duket se ka ndodhur për pak kohë, por askush jashtë familjes nuk mund ta dijë me siguri se cili është statusi i marrëdhënies së tyre sot, pasi Voight së fundmi e sulmoi Jolie-n për pikëpamjet e saj për luftën në Izrael dhe Gaza.

Siç mund ta shihni nga shembujt e mësipërm, Voight nuk është personi më i lehtë apo më delikat dhe Jolie ka qenë shumë e duruar me të. Ajo mund të mos i ketë inkurajuar vetë fëmijët e saj që të ndryshojnë mbiemrat e tyre, por nëse ata janë rritur në një shtëpi ku shohin vazhdimisht pasojat e një marrëdhënieje të trazuar baba-bijë, ka shumë të ngjarë që ata mendojnë se e vetmja zgjidhje për marrëdhëniet e trazuara me babanë, të jetë largësia prej tij. Kjo distancë është arritur emocionalisht, pasi duket se nuk kanë asnjë kontakt me të dhe plotësimi formal i saj është ndryshimi i mbiemrit. Koha do të tregojë nëse fëmijët e tjerë do të ndjekin rrugën e Shiloh, apo jo.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button