Aktualitet dhe Lajme

Kërkonte të merrte pjesë në seancat plenare, Apeli i GJKKO rrëzon Berishën

Share

Kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenarë në Kuvend është rrëzuar nga Apeli i Gjykatës së Posaçme.

Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” prej datës 30 dhjetor 2023,  pas hetimeve të nisura për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Fillimisht Gjykata e Shkalles së Parë caktoi masën detyrim paraqitje për Berishën, por ai nuk e zbatoi asnjëherë, çka detyroi Prokurorinë të ashpërsonte masën, nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie.”

Ish-kryeministri po hetohet për korrupsion pasi ka dyshime se ka favorizuar duke nxjerrë akte nën ligjore për t’i ardhur në ndihmë dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, që përfaqësonte familjet e disa ish-pronareve që përfituan më pas pronën në ish-kompleksin Partizani por në kundërshti me ligjin.

Edhe Jamarbër Malltezi, njësoj si lidei i opozitës, ndodhet në “arrest shtëpie”.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button