Aktualitet dhe Lajme

Kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, shtyhet sërish seanca në GJKKO

Share

Është shtyrë sërish këtë të martë seanca në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me kërkesën e bërë nga avokatët e kryedemokratit Sali Berisha. Ata kërkojnë përjashtimin nga gjykimi të gjyqtares Irena Gjoka. Seanca e parashikuar të zhvillohet ditën e sotme është shtyrë pasi mësohet se avokatët e Sali Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë kërkuar më shumë kohë për tu njohur me provat.

Sali Berisha ndodhet në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, dhënë nga Gjykata e Posaçme, pasi Berisha refuzoi të respektonte masën më të lehtë të sigurisë të dhënë më herët nga GJKKO, atë të “Detyrimit të paraqitjes”. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Po në “Arrest shtëpie”, ndodhet dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit akuzohet për “Korrupsion aktiv”, dhe “Pastrim parash”. Berisha dhe më herët ka kërkuar përjashtimin nga gjykimi të Irena Gjokës, por dhe leje për të shkuar në Kuvend, të dyja janë hedhur poshtë.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button