Aktualitet dhe Lajme

“Kemi vendosur vetë”, reagon Lapaj: Pse do shkojmë në zgjedhje pa Dash Sulan

Share

Kryetari i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka reaguar në lidhje me largimin e deputetit të opozitës, Dashnor Sula.

Në rrjetin social “Facebook”, ai është shprehur se me vendimin e tyre duke u diskutuar dhe me antarësinë e partisë, kanë vendosur vetë ata që të shkojnë në zgjedhje pa Sulan për shkak të mos dakordësive mes njëri-tjetrit, ndërsa thekson që vazhdon të ruaj respekt për të.

“Për Dash Sulan personalisht kam respekt, sepse ka votuar kundër ndryshimeve të vitit 2008, ka votuar pro reformës në drejtësi, ka votuar kundër listave në votimin e fundit që ata bënë dhe i ka këto merita, që nuk mund t’i mohoj askush.

Kemi bërë thirrje që nuk mund të rrimë të mbyllur ndaj kujdo që ka pasur një bindje të caktuar politike, ne kemi thënë që nuk do bashkëpunojmë me subjektet në fjalë dhe me ata që kanë pasur pushtet që kanë marrë vendime për të ndryshuar për keq jetën e shqiptarëve. Kemi pranuar të bashkëpunojmë dhe me Sulajn, por për faktin se jemi një parti që i merr vetë vendimet me antarësinë dhe për shkak të mosdakordësive, do të shkojmë në zgjedhje pa Dash Sulan”, u shpreh Lapaj.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button