fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Kelly Clarkson zgjidh padinë me ish bashkëshortin

Share

Kelly Clarkson dhe ish-bashkëshorti dhe ish-menaxheri i saj Brandon Blackstock kanë zgjidhur paditë e tyre.

“Gjithçka është rregulluar,” tha një burim për PEOPLE. Detajet janë konfidenciale dhe nuk u zbuluan.

Sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga PEOPLE, Clarkson kërkoi një shkarkim të martën, më 21 maj, ndërsa firma e menaxhimit të Blackstock Starstruck Entertainment paraqiti kërkesën për të hedhur poshtë të gjitha pretendimet e artistes kundër tij të mërkurën, më 22 maj në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit.

Muajin e kaluar, Blackstock ,u përgjigj ndaj padisë që Clarkson ngriti kundër tij në mars. Ankesa pretendonte se Clarkson, duhet të marrë më shumë se 2.6 milionë dollarët që një komisioner i punës në Kaliforni vendosi që ish- bashkëshoti i saj i detyrohej për shkak të tejkalimit të kufijve të tij ligjorë si menaxher i saj.

Në dokumentet gjyqësore , Blackstock dhe firma e tij e menaxhimit Starstruck Management mohojnë “çdo akuzë” të ngritur nga Clarkson e cila i akuzoi ata për shkelje të ligjeve shtetërore të punës që nga viti 2007 kur ajo hyri në një marrëveshje verbale me kompaninë.

Padia e tij e depozituar në Kaliforni argumentoi se padia e drejtueses së talk show-t duhet të hidhet poshtë sepse vendimi i marrë nga komisioneri i punës në nëntor 2023 “është i detyrueshëm për Kelly”.

Komisioneri i punës vendosi që Blackstock dhe Starstruck Management shkelën Aktin e Agjencive të Talenteve të Kalifornisë, i cili thoshte se menaxherët nuk mund të prokurojnë ose të përpiqen të sigurojnë punësim për artistët nëse nuk veprojnë në lidhje me një agjent të licencuar./Lapsi.al

 

 

 



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button