Aktualitet dhe Lajme

Katër të vdekur në përplasjet pas shembjes së xhamisë nga autoritetet në Indi

Share

Zyrtarët shtetin e Uttarakhand kanë ndaluar internetin dhe kanë lëshuar urdhra hapje zjarri për policinë.

Të paktën katër njerëz u vranë dhe rreth 200 kanë pësuar plagë në dhunën që shpërtheu pas shembjes së një xhamie nga autoritetet indiane në veri të vendit.

Shteti i Uttarakhand pranë Himalajeve kanë qenë në qendër të incidenteve kundër minoritetit musliman që prej kalimit të një ligji të kontestuar për martesat, divorcet dhe të drejtat civile të besimeve të ndryshme fetare.

Dhuna nisi kur zyrtarët e policia erdhën për të shembur xhaminë me pretendimin e “ndërtimit ilegal”, duke cituar një urdhër gjykate.

Vendasit i goditën ata me gurë dhe në vijim të trazirave policia hapi zjarr ndaj protestuesve. Demonstruesit më pas dogjën disa motoçikleta të policisë.

Megjthë opozicionin e gjerë xhamia u shemb të enjten.

Zhvillimi vjen pas një serie veprimesh të ngjashme nga qeveria e kryeministrit Modi.

Shakeel Ahmad, zyrtar bashkiak vendas tha për rrjetin ‘Indian Express’ se gjykata nuk kishte dhënë urdhrin final dhe autoritetet kishin vepruar me nxitim para seancës finale të 14 shkurtit.

Ministri vendas Pushkar Singh Dhami tha se të tjera forca policie janë dislokuar në rajon dhe ka paralajmëruar penalizime të ashpra për “elementët anti-socialë”.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button