Aktualitet dhe Lajme

Kate Middleton u diagnostikua me kancer, reagojnë Princ Harry dhe Meghan: I urojmë shërim të shpejtë

Share

Pas lajmi se Princesha e Uellsit, Kate Middleton vuan nga kanceri, Princi Harry dhe Meghan kan reaguar duke i uruar shëndet dhe shërim sa më të shpejtë.

Në një deklaratë të shkurtër aty thonë: “Ne dëshirojmë shëndet dhe shërim për Kate dhe familjen, dhe shpresojmë që ata të jenë në gjendje ta bëjnë këtë privatisht dhe në paqe”.

Princesha e Uellsit, Kate njoftoi ditën e sotme se po i nënshtrohej kimioterapisë parandaluese pasi u diagnostikua me kancer, në vijim të kontrolleve pas një operacioni abdominal në muajin janar.

42 vjeçarja, bashkëshortja e trashëgimtarit të fronit, Princit Willam qëndroi e shtruar për 2 javë në spital në janar. Zyra e saj njoftoi asokohe se ndërhyrja për një sëmundje jokancerogjene rezultoi e suksesshme, por pa dhënë detaje mbi sëmundjen.

Megjithatë, në një video-mesazh, Princesha Kate tha se në kontrollet e mëvonshme ishin zbuluar qeliza kancerogjene, por ajo tha se ishte mirë dhe gjendja e saj po përmirësohej.

“Ekipi im mjekësor më këshilloi që t’i nënshtrohem një trajtimi parandalues me kimioterapi dhe tani jam në fazat e hershme të këtij trajtimit”, tha Princesha në Kate në videon e cila ishte regjistruar të mërkurën.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button