Aktualitet dhe Lajme

Katari tërhiqet nga ndërmjetësimi i bisedimeve mes Izraelit dhe Hamasit

Share

E shtunë, 9 Nëntor 2024 – 22:00
albinfo.ch

Keystone
EPA/AVI ROCCACH ISRAEL OUT

Katari është tërhequr nga ndërmjetësimi i bisedimeve të armëpushimit dhe lirimit të pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit.

Njoftimi vjen pasi zyrtarë të lartë amerikanë kanë deklaruar se Washingtoni nuk do të pajtohej më me praninë e përfaqësuesve të Hamasit në Katar, duke akuzuar grupin për refuzimin e propozimeve për përfundimin e luftës në Gaza, transmeton albinfo.ch.

Tutje, është bërë e ditur se Katari do të jetë gati të rifillojë rolin e tij si ndërmjetës nëse Izraeli dhe Hamasi do të tregojnë “gatishmëri të sinqertë për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve”.

Raundi i fundit i bisedimeve në mes të tetorit dështoi të prodhojë një marrëveshje, me Hamasin që refuzoi një propozim armëpushimi afatshkurtër ndërsa Izraeli është akuzuar gjithashtu për refuzimin e marrëveshjeve, raporton BBC.






Huazyar nga www.albinfo.ch

Back to top button