Aktualitet dhe LajmeLajmi i funditPërditshmëriPolitikëShqipëria
“KAS” njeh Alibeajn si kryetar të PD, miraton hyrjen në zgjedhje, rrëzon Berishën
KAS ka rrëzuar vendimin e KQZ dhe ka vendosur pranimin e kërkesës së bërë nga grupi i Alibeajt, për tu regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.
Vendimi i shpallur pak minuta më parë nga relatori Koli Bele, shprehet ndër të tjera se rrëzon kërkesën e paraqitur nga grupimi i Sal Berishës.
KAS është shprehur se Enkelejd Alibeaj gëzon atributet e kryetarit të PD dhe si i tillë, ai ka të drejtën të kërkojë regjistrimin në zgjedhje.