Aktualitet dhe Lajme

Kandidat për President në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari: Kam bindjen që do kaloj në raundin e 2-të në zgjedhjet Presidenciale

Share

Arben Taravari, kandidati për President në Maqedoninë e Veriut, tha në Syri TV, se ekzistojnë gjasat reale që nëse do të kishte vetëm një kandidat shqiptar, do të kalonte në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Taravari, i cili përfaqëson partitë opozitare shqiptare, në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut tha se me një fushatë europiane, mundet edhe me kushtet e sotme kur ka dy kandidatë shqiptarë, njëri të kalojë në raundin e dytë.

“BDI po del me një kandidaturë të vetën pas 15 vitesh. Unë shpalla kandidaturën dhe më pas ishte BDI që nxorri një kandidat dhe kjo mbetet e pasqarueshme në qëndrimin e tyre. Mendoj se ky vendim i Ali Ahmetit ka lidhje me atë që kandidati shqiptar të mos shkojë në raundin e dytë”, tha Taravari.

Ai tha se kushdo qoftë kandidati shqiptar që do të shkojë në raundin e dytë, unë do e mbështes atë.

“Kam bindjen se unë do të jem përpara Bujar Osmanit, por edhe nëse ai do të rezultojë fitues për raundin e dytë, unë do e mbështes plotësisht”, tha Taravari.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button