Aktualitet dhe Lajme

Kaluan fundjavën në bregdetin shqiptar, Ivanka Trump ndan fotografitë me Kushner dhe fëmijët nga Vlora

Share

Jared Kushner dhe bashkëshortja e tij, vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump së bashku me fëmijët e tyre vizituan jugun e Shqipërisë.

Edhe pse zgjodhën që vizita e tyre të qëndronte larg syrit të mediave, fotografi të Ivankës dhe Kushner qarkulluan në rrjet gjatë vizitës së tyre disa ditë përpara pjesëmarrjes në dasmën madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez.

Pasi vizituan gjirin e Vlorës me mjet lundrues tip Jaht, ata hëngrën darkë në një restorant në Vlorë.

Ditën e sotme vetë Ivanka Trump ka postuar një fotoalbum me disa prej momenteve të muajit qershor ku nuk mungojnë as fotografitë nga vizita në Shqipëri.

“Mirupafshim qershor”, ka shkruar Trump krahas fotove.

Sigurisht që qëllimi i vizitës së tyre nuk ishte vetëm turistik, por edhe për të parë nga afër ishullin e Sazanit, ku do investojnë 1.4 miliardë euro, që synon ndërtimin e një marine turistike, rezidencash elitare, zone gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh në 8 për qind të ishullit.

Ata kanë konsumuar darkën, kanë bërë foto në perëndimin e diellit në sfond dhe janë larguar sërish me mjet lundrues drejt Venecias ku mbahej dasma madhështore e Jeff Bezos.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button