Aktualitet dhe Lajme

Kallëzuesi i Këlliçit/ Gjykata rrëzon ankesën e Idajet Beqirit, mbetet në fuqi pezullimi i licencës së avokatit

Share

Shkalla e parë e Gjykatës Administrative ka rrëzuar ankimin e Idajet Beqirit dhe ka lënë në fuqi masën për heqjen e licences së avokatisë.

Pak ditë më parë, Dhoma e Avokatisë i pezulloi lejen e ushtrimit të profesionit avokatit mashtrues, Idajet Beqiri. Vendimi erdhi pas një ankese të bërë nga një klient i tij, i quajtur Ferdi Kastrati.

Ai akuzonte se Beqiri i ka marrë atij një shumë prej 200.000 lekësh për një shërbim të parealizuar. Dhoma e Avokatisë e akuzon Beqirin për sjellje joprofesionale të avokatit dhe për shërbime të papërshtatshme profesionale. Karriera e Beqirit është e mbushur me shpifje, mashtrime dhe dënime.

Më 12 tetor 2023, një dokument zyrtar bën me dije se SHBA ka përditësuar listën e personave të sanksionuar në të gjithë botën, mes tyre 29 shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia me status politikanë, avokatë, biznesmenë e anëtarë të UÇK, ku bie në sy emri i avokatit “rilindës”, Idajet Mane Beqiri.

Ai është i sanksionuar nga SHBA dhe Departamenti i Thesarit si terrorist. Madje edhe në listën e SHBA, ai gjendet dy herë non-grata, njëherë me emrin Idajet dhe njëherë me emrin Hidajet.

Po përse e ka sanksionuar SHBA, avokatin e Ramës, Idajet Beqiri? Ish-spiuni i sigurimit u burgos në prill 1986 kur ishte kryetar i Gjykatës së Krujës, për falsifikime vendimesh me mashtrime financiare.

Idajet Beqiri arrestua në Kosovë me 24 maj 2012, pas kërkimit ndërkombëtar nga drejtësia e Belgjikës, si i dënuar 4 vite burg dhe i skeduar nga FBI e DEA, për mashtrime me viza perëndimore dhe ushtrim aktiviteti trafiku droge e kontrabande.

Për t’i shpëtuar urdhër-arrestit në Shqipëri, në tetor 1998 u arratis në Belgjikë, ku u paraqit me pasaportë false si komandant lufte i UÇK.

Atje krijoi organizatën e tij kriminale, si gjoja lëvizja “Fronti i Bashkuar Kombëtar Shqiptar”. Me logon e kësaj organizate, grumbulloi shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, të gjithë eksponentë të botës së krimit.

Veprimtaria e organizatës që drejtonte Idajet Beqiri, u cilësua “organizatë terroriste” nga EUROPOL, EUROJUST, FBI e DEA Amerikane, dhe nëpërmjet një dosjeje me prova konkrete në 2800 faqe të gjetura fashikuj e në kompjuterë, ai u dënua 4 vite burg nga drejtësia e Belgjikës.

Por arrestimi i tij nuk mund të realizohej, mbasi me një pasaportë tjetër false shqiptare me emër “Hidajet Riza Kuta”, mashtruesi Idajet Mane Beqiri, u arratis në Gjermani.

Atje filloi të përdorte emrin tjetër kosovar fals, duke treguar një medalje nderi false me logo të NATO-s, 1 certifikatë, 5 dekorata të UÇK dhe 1 autorizim sikur ishte ngarkuar nga komanda qendrore e UÇK-së, për grumbullim donacionesh për luftën, por pas denoncimeve, gjurmimit e verifikimit u prangos.

Pas 6 muajve burg në Gjermani, në muajin maj 2004, Idajet Mane Beqiri i maskuar me emrin fals “Hidajet Riza Kuta”, u ekstradua në Shqipëri.

Sepse më parë se Belgjika, Idajeti me 7 emra ishte shpallur në kërkim në shumë shtete, për krimet e mashtrimeve financiare, trafikut njerëzor nëpërmjet vizave për SHBA-BE dhe përfshirje në trafikun e drogës kur ishte kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar.

Pas përfundimit të burgut në Shqipëri, i dënuar 3 vite në dy shkallët gjyqësore, më 3 qershor 2010 drejtësia belge e ridënoi Idajet Beqirin edhe me 4 vite burg, duke i kërkuar drejtësisë shqiptare ta ekstradonte, por ai u arratis në Kosovë, ku qëndroi afro 2 vite i fshehur me 3 emra fals.

Më 24 maj 2012, Idajeti u arrestua në Prizren për llogari të drejtësisë belge, por pas 40 ditësh burg, në vend të ekstradohej në Belgjikë u deportua në Shqipëri, ndërsa në Belgjikë, përveç heqjes së shtetësisë, ka akoma në fuqi dënimin 2 herë nga 4 vite burg.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button