Aktualitet dhe Lajme

Ka komunikuar me të dashurin e saj? G Bani: Isha i dashuruar kokë e këmbë me Danjën

Share

G Bani ka pranuar se ka qenë i dashuruar me Danjën. Teksa ishte i ftuar në ‘Wake up’ pranoi se kur ishte në show, kishte ndjenja, por tani jo më.

Pyetja- Për kë thua që do të merrte malli?

G Bani- Do më merrte malli për Danjën. Isha i dashuruar kokë e këmbë me të. Tani nuk jam më. Reflektoj dhe shikoj shumë shpejt se çfarë po ndodh. Jam i dashuruar me të qenit në dashuri. Më inspironte, ishte muza ime, e ushqeja unë këtë gjë. Dola nga dashuria shumë shpejt.

Pyetja- Ke pasur komunikim me Redin, të dashurin e Danjës?

G Bani-Nuk kam pasur komunikim. Ai ka kontaktuar familjarë të mitë dhe ka kërkuar që të mbarojë kjo gjë. Ka qenë komunikim njerëzor, korrekt. Të ishte ndryshe, do ishte marrë vesh.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button