Aktualitet dhe Lajme

Juventus kualifikim me drithërima, Allegri: “Merituam të shkonim në finale”

Share

Juventus arrin në finalen e Kupës së Italisë edhe pse humbi gjysmëfinalen e kthimit kundër Lazios. Një disfatë 2-1 të cilën Massimiliano Allegri, e komentoi kështu: “Ishte një ndeshje e vuajtur dhe ne e dinim. Pësuam menjëherë një gol me një top inaktiv dhe patëm disa mundësi me Vlahovic dhe Bremer. Rrezikuam të kapitullonim, pastaj në pjesën e dytë u përmirësuam dhe patëm situata të favorshme. Mund të rrëzoheshim, por merituam të shkonim në finale. Nuk është asnjëherë e thjeshtë, tani duhet të përqendrohemi në kampionat sepse nuk e kemi arritir ende objektivin Champions League”.

“Nuk është e lehtë në këtë moment, sepse po luajmë ndeshje të vështira që nuk i kemi luajtur për një vit e gjysmë. Vitin e kaluar kemi luftuar, por në një situatë të papërshtatshme për shkak të kaosit jashtë fushës. Këtë vit ishim pas Inter deri në janar, më pas pati një kolaps. Kanë qenë ndeshje të rënda për Juventus, të cilat duhej t’i fitonin për të siguruar Champions”, tha Allegri.

Lexo më tejVideo/ Castellanos tmerron Juventus me dy gola, Milik shpëton Allegrin: bardhezinjtë në finale

Për golat e pësuar, Allegri më pas saktësoi: “Ishin gabime të rënda, por të mos harrojmë se moskualifikimi sot do të kishte implikime psikologjike edhe në kampionat. Janë teste rritjeje për të gjithë, për djemtë që u treguan të aftë. Gabuam diçka në fazën e zhvillimit, të mirë në qarkullim për të pasur raste. Mes dy ndeshjeve e merituam finalen”.

KRITIKAT MARRIN PËRGJIGJE

I pyetur për kritikat e shumta që kishte pësuar Juventus, ai nënvizoi: “Për klubin, në planin ekonomik, ne kemi qenë të aftë. Futbolli është i bukur sepse një ndeshje jep mundësinë për të ndryshuan një sezon. Ka gjithmonë kritika, sepse faji është i yni që patëm një gjysmë sezoni që askush nuk e priste. Të gjithë mendonin se mund të luftonim me Inter, por unë isha i shqetësuar se kur do të dorëzoheshim. Lamë shumë pikë rrugës”.

E për mungesën e zëvendësimit të Chiesa: “Ai është një lojtar që ndoshta qëndron jashtë për 70 minuta dhe më pas zgjidh një ndeshje me një blic. Më duhej cilësi, e mbajta që të kisha më shumë dhe të kisha më shumë zgjidhje”.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button