“Ju lutem, jepini fund konfliktit!”, Mjekët nga Gaza bëjnë dëshminë rrëqethëse: Viktimat nuk dallohen që janë njerëz
Dëshmi rrëqethëse janë ato të cilat vijnë nga Gaza. Mohammed Tahir, një kirurg ortopedik nga Londra, mjek vullnetar ka thënë për Al jazeera-n se është e tmerrshme të shohësh se si shumë nga viktimat të cilët ka parë, ishin thjeshtë” copa mishi” duke mos bërë të mundur as identifikimin e tyre.
E tmerrshme sipas tij është edhe fakti që një e tillë u ndodh edhe fëmijëve si pasojë e sulmeve izraelite.
“Kam parë disa raste vërtetë të tmerrshme. Njerëzit vijnë dhe nuk dallohen më që janë qenie njerëzore, duken thjeshtë si copa mishi.
Kjo nuk ka ndodhur vetëm me të rriturit, por edhe me fëmijët. Është e tmerrshme të bëhesh dëshmitar i këtyre rasteve live.
Nivele të tilla i kisha parë vetëm në foto, por është e tmerrshme ta shohësh live”, tha ai, ndërsa bëri thirrje për ndërkombëtarët që të bëjnë gjithçka për t’i dhënë fund këtij konflikti.