Aktualitet dhe Lajme

Jorida Tabaku: Buxheti 2025 i hap rrugën pastrimit të parave përmes ndërtimit

Share

Në fjalën e saj nga foltorja e Parlamentit, deputetja Jorida Tabaku, theksoi se tashmë duhet një model ndryshe ekonomik dhe një politikë tjetër taksash.

Nga ana tjetër, Tabaku shton se buxheti i 2025 i hap rrugën pastrimit të parave përmes sektorit të ndërtimit.

Ekonomia ka nevojë të shohim në prizëm tjetër. Një model që stimulohet nga një politikë taksash.

Një model që nuk ka lidhje me buxhetin që do vijë javën e ardhshme në parlament. Ulja e kursit të këmbimit po shkatërron sektorin fason.

Ka 75 mijë punonjës që mund të hidhen në rrugë. Cila është përgjigja e qeverisë? Është i vetmi buxhet që e ka të formalizuar pastrimin e parasë sepse bazohet tek rritja e ndërtimit. Këto shqetësime edhe në emër të grupit parlamentar që sot në buxhet dalin më reale se kurrë.

Këto kanë nevojë të dëgjohen nga politika.

Sa herë dalin në aksione informalitetit kanë dështuar. Struktura taksave ndikon në informalitetin dhe nuk mbështet punën.

Kam folur e debatuar me njerëz të shtresës së mesëm. Pyetja kryesore e tyre është kur do të krijohet mundësia të largohemi.

Të punojmë në ndonjë vend tjetër me këto kualitete që kemi. Ky model ekonomik nga pak duar që nuk po prodhon më për 95% të qytetarëve.

Ky model ekonomik nuk i çon ato shpenzime ekonomike aty ku duhen. Nuk i çon shpenzimet e bujqësisë aty ku duhen. Po i shpërndan me tollona për fushata elektorale.

I çon tek të njëjta duar që kanë kapur ekonominë. Realitetin duhet ta ndryshojmë duke dhënë një ofertë ekonomike që ato kanë dëshirë ta zbatojnë`.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button